E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundesite bashkimit te Kosoves me Shqiperine

Dokumenti i klasifikuar sekret Pavaresia e Kosoves ishte paracaktuar qe ne vitin 2006. Wikileaks vijon publikimin e materialeve per Shqiperine dhe Kosoven dilemat e SHBA-se

Dokumenti i pare i klasifikuar si sekret nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ku permendet Shqiperia dhe Kosova eshte botuar dje nga Wikileaks. Shkresa hedh drite mbi biseden e zhvilluar ne dhjetor te vitit 2006 ndermjet ndihmessekretarit amerikan te Shtetit Daniel Frid Fried dhe keshilltarit diplomatik te Presidentit te Frances Moris Gurdo Montanj Maurice Gourdault-Montagne.

Ne kete bisede per here te pare dallohet se vendimi per pavaresine e Kosoves ishte marre shume me perpara sesa fundi i vitit 2006 ndonese ai u finalizua ne shkurt te vitit 2008. Per me teper duket se vendimi per te ndaluar bashkimin e Kosoves me nje vend tjeter i marre ne vitin 2005 nga Grupi i Kontaktit nuk ishte e paanalizuar me pare pasi edhe ne fund te vitit 2006 Presidenti rus e kishte rihedhur ne tavoline duke e kundershtuar ate.

Sipas Putinit i cili citohet nga Montanj ndarja e Kosoves dhe bashkimi i veriut me Serbine e pjeses tjeter me Shqiperine do te rrezikonte krijimin e nje shteti te radikalizuar mysliman cka Frid e mbylli si ide duke deklaruar se pavaresia ishte e pashmangshme.

Per sa u perket propozimeve Ahtisari MGM Maurice Gourdault-Montagne red. tha se Putini u kishte thene francezeve Rusia nuk do te hezitoje te vendose veton te cdo zgjidhje qe nuk ka pelqimin e te gjitha paleve. MGM kerkoi kujdes te vecante ne hapat e metejshem duke cituar shqetesimet e supozuara te Putinit per riskun e ndarjes dhe bashkimit te veriut me Serbine dhe jugut me Shqiperine duke cuar potencialisht ne nje shtet te radikalizuar mysliman ne zemer te Evropes - shkruan dokumenti

Nga ana tjeter pergjigja e ndihmessekretarit amerikan te Shtetit Daniel Fried eshte e qarte se pavaresia nuk ishte larg duke thene madje se u eshte thene edhe serbeve edhe shqiptareve. Dokumenti eshte i vitit 2006 cka le te kuptohet se vendimi per pavaresine e Kosoves ishte marre kohe me pare.

Frid u pergjigj se serbet dhe shqiptaret jane informuar se Kosova do te jete e pavarur dhe do te ishte gabim qe te ktheheshim pas - thote dokumenti duke vazhduar me friken se nje vonese e metejshme do te sillte shkaterrimin real te Kosoves. Dokumenti eshte shkruar vetem dy vjet pas trazirave te vitit 2004 qe pavaresisht shkaqeve rrjedhes dhe reagimeve kishin dhene nje mesazh te qarte se shqiptaret donin pavaresine e Kosoves.

Ndoshta ruset po blofonin por edhe nese jo vonesat do te conin ne shkaterrim duke nisur nga protestat e kosovareve qe do te riskonin ne kthimin e KFOR-it ne nje force pushtuese dhe qe mund te sillte nje radikalizim qe me sukses ishte shmangur deri tani - thote dokumenti.

Edhe pse Franca nuk ishte kunder pavaresise e as per vonesen e saj frika qendronte te Rusia e cila sipas keshilltarit francez mund te radikalizonte veprimet e saj. MGM tha se Franca nuk mbeshteste nje vonese te metejshme por ishte gjithsesi e shqetesuar se pavaresia mund te sillte pasoja te padeshiruara. Opinioni publik mund te ndryshoje dhe Rusia mund te behet edhe me irracionale duke shkuar drejt zgjedhjeve legjislative dhe presidenciale - thote dokumenti duke vijuar se Frid pranoi qe duhet te kishte negociata te tjera por se Perendimi duhet te pergatitej ne ekstrem per te vazhduar pa mbeshtetjen ruse.

Frika ndaj Rusise do te kthehej ne realitet vetem pak muaj pas shpalljes se pavaresise se Kosoves me pushtimin e Gjeorgjise. Ne nje dokument tjeter pak dite pas sulmit rus ne rajonet separatiste gjeorgjiane zevendesndihmessekretari amerikan i Shtetit Galharague tha se strategjia ruse ishte prodhimi i nje Kosove ne te kunderthellip Rusia e shihte situaten si nje situate fitore-fitore pavaresisht rezultatit te statusit te Osetise se Jugut dhe Abkhazise Rusia e kishte marre hakun per Kosoven.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›