Senati i UT Ne fillim akreditimi me pas renditja
Universiteti i Tiranes nuk do te marre pjese ne procesin e renditjes se shkollave te larta nese me pare nuk behet akreditimi i tyre. Senati akademik e ka cilesuar kete praktike si te padrejte dhe ne kundravajtje me ligjin. Per kete arsye ka vendosur te bojkotoje procesin ne rast se Ministria e Arsimit nuk ndryshon qendrim. Gjithashtu sipas
senatit cilesia qe ofrojne institucionet e arsimit te larte mund te garantohet vetem kur permbushen kerkesat ligjore ashtu sic duhet. Ne vendimin e marre pak dite me pare jepen te gjitha argumentet pse akreditimi eshte domosdoshmeri perpara renditjes fillestare te universiteteve. Prej pak javesh MASH ka filluar procedurat per realizimin e renditjes se institucioneve te arsimit te larte duke kontraktuar nje kompani gjermane per kete qellim. Senati akademik i UT duke marre edhe opinionet paraprake te specialisteve te UT dhe qendrimin e te gjithe drejtuesve te njesive kryesore vlereson se procesi i renditjes se institucioneve te arsimit te larte nuk mund te kryhet pa u bere me pare akreditimi i ketyre institucioneve nga autoritetet kompetente dhe me nje procedure te bazuar ne ligj e te drejte thuhet ne vendimin e senatit te UT. Ne te theksohet gjithashtu se arsimi i larte ne RSH sipas kreut te II te ligjit ekzistues ofrohet nga institucione te arsimit te larte universitete akademi shkolla te larta dhe qendra nderuniversitare. Ne keto kushte jo vetem procesi i akreditimit fillimisht duhet te bazohet edhe mbi kete ndarje por edhe renditja e tyre ne vecanti ne asnje rast nuk mund te anashkaloje kete ndarje te institucioneve te arsimit te larte thuhet ne vendim. Senati akademik i UT vleresoi gjithashtu se MASH ka filluar procedurat per renditjen e IAL-ve pa u konsultuar me pare me strukturat drejtuese. Madje sipas vleresimit tone MASH i ka nisur keto procedura me nje mungese vizioni per rezultatet qe kerkohet te arrihen nga ky proces ka konkluduar senati. Sipas argumenteve te dhena ne vendim ai ka bere me dije se Universiteti i Tiranes ka qene i pari qe edhe publikisht e ka shprehur qendrimin e tij dhe shqetesimin se eshte e domosdoshme qe institucionet e tjera te arsimit te larte ti nenshtrohen nje procesi akreditimi per te garantuar jo vetem kerkesat ligjore por edhe cilesine e arsimit te larte ne Shqiperi. Sipas ligjit per arsimin e larte procedurat kerkesat kriteret dhe standardet per vleresimin dhe akreditimin jane te njejta si per institucionet publike te arsimit te larte ashtu dhe per ato private. sipas tyre rankimi apo renditja e universiteteve nuk mund te anashkaloje kete ndarje te IAL-ve. Sipas Ministrise se Arsimit ne mesin e vitit te ardhshem universitetet shqiptare do te jene te renditura ne baze te cilesise se tyre dhe ky projekt do te zhvillohet nen kujdesin e Qendres se Zhvillimit te Arsimit te Larte ne Gjermani.
Renditja me modelin gjerman
Kreu i dikasterit te arsimit kerkoi nje muaj me pare qe procesi i vleresimit te universiteteve te mos konceptohet si denim per institucionet publike te arsimit te larte. Sipas tij thjesht do te behet renditja sipas nivelit te cilesise se programeve qe keto institucione ofrojne. Nder perparesite e tjera te kesaj renditjeje do te jete edhe mundesia e vetekorrigjimit te gabimeve nga universitetet analizimi i pikave te forta dhe te dobeta te tyre si dhe menaxhimi i universiteteve nga ana e dekaneve apo e rektoreve. Kriteret e perdorura per renditjen zakonisht ndahen ne tri kategori. Kategoria e pare ka te beje me faktet te cilat zene diku tek 70 per qind te totalit te pikeve qe merr nje universitet. Keto fakte kane te bejne me numrin e studenteve qe ka universiteti metrat katrore qe i takojne nje studenti sa pedagoge ka per cdo student mjediset e akomodimit dhe te argetimit madhesia e
bibliotekes dhe punet shkencore qe kryhen ne
emer te universitetit nga pedagoget e saj.