Mungesa e Priftit, anullohet festa e Shën Parashqevisë

Festa e Shen Parashqevise qe lidhet me nje prej objekteve me te frekuentuar te kultit ne rrethin e Gjirokastres ne fshatin Terihat eshte zhvilluar edhe kete vit pa meshen tradicionale.
Mungesa e priftit të kishës si pasojë e një konfliktiti të pazgjidhur të Metropolisë dhe përfaqësuesve të fshatit që menaxhonin të ardhurat e kishës ka bërë që në këtë kishe nuk zhvillohen ritet e zakonshme fetare. Ky fakt ka indinjuar tej mase edhe banorët e zonës.
Konflikti sipas Komisionit te perzgjedhur nga fshati qe perbehet prej 4 personash per te menaxhuar objektin e kultit nisi dy vjet me pare, kur keta te fundit nuk rane darkord me Metropoline per administrimin e te ardhurave. Kjo pasi Metropolia donte ta kthente kishen ne manastir, por kjo kerkese u kundershtua nga Komisioni i fshatit.
Ne keto kushte Metropolia nuk i ka dhene te drejte priftit te kësaj kishe të kryeje ritet fetare. Permes nje peticioni me rreth 260 firma, banoret i jane drejtuar edhe Kryepeshkopit Anastasi per te nderhyre ne zgjidhjen e situates.