Komuniteti rom në Lezhë, Bashkia projekte përfitimi

Krijimi i hapësirave ne zgjidhjen e problemeve per komunitetin rom ka marre vemendjen e bashkise se Lezhes, e cila ka vene ne dizpozicion te tyre nje zyre qe do te kete si prioritet projektet ne sherbim te ketij komuniteti.
Gjate takimit qe pati me perfaqësues te komunitetit rom, kreu i bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj, ka bere te ditur se te gjithe mekanizmat qe ka ne dizpozicion kjo njesi vendore do ti vendose ne sherbim te hartimit dhe perfitimit te projekteve per te cilat ka nevoje ky komunitet.
Perfaqsuesit e komunitetit rom kane vleresuar nismen e bashkise se Lezhes per angazhimin e saj qofte ne mbeshtetjen e ketij komuniteti ashtu edhe per zgjidhjen e problemeve te tyre.
Pasi u ka dorezuar akt-marreveshjen per dhenien e zyres drejtuesve e komunitetit rom ne Lezhe, Tushaj ka kerkuar qe ky institucion i ri duhet te sherbeje si promotore e hartimit te projekteve dhe mbi te gjitha duhet te jete nje nxitje per vijimin e shkollomit te femijeve rom, me qellim per ti shmangur nga rruga, lypja apo edhe fenomenet negative.