E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e babait për Domenikën

28/03/10 12:24

Disa nga banorët janë zgjuar këtë mëngjes, edhe pse ora po i afron drekës. Ndërsa qëndrojnë jashtë në kopsht, Tatiana e pyet Domenikën në lidhje me historinë për të atin dhe motrat e saja, pasi nuk është në brendësi. Domenika i rrëfen se ato janë motrat nga ana e të atit, por që as ajo nuk di më shumë. Domenika flet me bezdi për këtë temë dhe shprehet se ishin gjëra të sforcuara, të bëra sa për të thënë. Ndërsa rri e menduar, ajo shprehet se kjo histori e corientoi fare, ndërsa për motrat thotë se janë krijesa të cilat nuk kanë faj për raportin e munguar mes saj e të atit. Tatiana e pyet nëse do donte ti takonte ato, por Domi përgjigjet se situata në të cilën ndodhet është shumë e komplikuar. Ajo shprehet se është vec iluzion të thuash se janë të një gjaku, kur ajo nuk e ndjen këtë gjë. Sipas saj, baba nuk mund të quhet ai që të lind e të braktis, por ai që të rrit e që mendon për fëmijën e vet. Domi tregon se ai, pasi i braktisi atë dhe Valentinën, nënën e saj, krijoi një tjetër familje dhe se vajzave të tija, nuk i ka munguar asgjë sic i ka munguar asaj. Ajo shprehet se falë përkujdesjes së nënës së saj, nuk i ka munguar thuajse asgjë, ndërsa për të atin nuk ndjen asgjë, pavarësisht se si është shprehur ai. Asaj i duket e padrejtë nga ana e tij që ndërmerr këtë hap, ndërsa për Mortrat, ajo mendon se janë vec të shtyra prej tij, pasi ato nuk ndjejnë asgjë realisht dhe Domi nuk i vë aspak faj atyre, por vetëm atij. Tatiana i jep të drejtë Domit dhe shprehet se nëse babai i saj do donte të rivendoste marrëdhëniet me të, duhej ta bënte më parë e jo tani. Domenika vazhdon të flasë për fotot që pa, fotot e familjes tjetër të të atit, të përqafuar me fëmijët e tjerë dhe shprehet se nuk ka pse të gëzohet për to sepse asaj i kanë munguar këto gjëra të cilat ia ka dhënë vetëm mamaja e saj. Domi vërtetë e ka zemrën e madhe, por vetëm për ata që i lënë vend vetes për të hyrë në zemrën e saj- shprehet ajo. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›