Nisin punimet në sheshin "Skënderbej"

Kanë nisur sot punimet për rikonstruktimin e sheshit "Skënderbej".
Kryetari i Bashkisë Edi Rama i cili ka marrë pjesë sot në fillimet e fazës së parë të punimeve kërkoi bashkëpunim dhe mbështetjen nga qytetarët e Tiranës për këtë projekt që ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm. Ai theksoi se bashkia ka ambicie për ta kthyer këtë shesh jo vetëm në jehonën e historisë por edhe si pasqyrë e një shekulli të ri. Sipas tij projekti është mjaft i ndërlikuar pasi do të ketë infrastrukturë nëntokësore të papërdorura ndonjëherë në Shqipëri dhe do të ketë shatërvane ku uji që do të përdoret nuk do të jetë i pijshën po nga shiu që do ta grumbullojë vetë sheshi. "Ky do te jetë një shesh i qytetarëve pa makina dhe e rrethuar me një kurorë të gjelbër duke e kthyer në një oaz për të gjithë ata që duan të jenë në qendër të Tiranës por edhe larg makinave" theksoi Rama.