E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e dëgjimit, në 1000 lindje, 2.16 fëmijë të shurdhër

Adelina Llushi është nëna e 3 fëmijëve. Për fat të keq të gjithë fëmijët e saj vuajnë mungesën e dëgjimit. Nëna tregon se t`i edukosh, arsimosh është e mundimshme por është përpjekur t`ju japë përkushtimin maksimal. Nga ndërhyrjet e bëra në spital, vetëm njëra prej vajzave është përmirësuar, ndërsa dy të tjerat mësojnë vetëm në aparatura audio.

Këtë defekt tek fëmijët e saj, Adelina e ka mësuar vetëm pasi i ka sjellë në jetë, sepse më herët asnjë aparaturë në Shqipëri nuk arrinte të dallojë këtë problem që në embrion.
 

Mjekët thonë se incidenca e shurdhësisë vjen në 70% të rasteve nga defekti gjenetik dhe në raste të tilla nga infeksione apo nga përdorimi i medikamenteve ototoksike gjatë shtatzanisë. Daniela Nika, koordinatore e "MAGIS" thotë se vetëm në 4 maternitete në Shqipëri, 2 në Tiranë, mateterinieti i Fierit dhe i Shkodrës kanë aparatura për të bërë ndëryrjen pas lindjes për reduktimin e këtij defekti.
 

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë ka marrë përsipër shtrirjen e këtij projekti diganostikues, por e ka konsideruar si sfidë për shkak se duhen aparatura, vende dhe staf mjekësor i përgatitur.
 

Sipas një studimi të bërë në 4 materinetet, në çdo 1000 lindje, 2.16 fëmijë rezultojnë të jenë të shurdhër. Nëse ky testim do të kryhej në të gjithë maternitet e Shqipërisë, të paktën 70 fëmijë çdo vit do të rezultonin me këtë paaftësi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›