E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivendosen barrikadat në Jarinjë

Serbët nuk njohin frena. Sërish ata kanë vënë bllokada në Jarinjë, në rrugën drejt Rashkës. Sipas mediave serbe, qytetarët janë mbledhur që nga mëngjesi, ndërsa barrikadat po vendosen në rrugë, përfshirë dru dhe materiale të tjera.

Rrugët kryesore kanë mbetur të bllokuara kryesisht për KFOR-in e EULEX-in, si dhe për lëvizjen e lirë të njerëzve pasi serbët për nevojat e tyre kanë krijuar shumë rrugë dytësore. Serbët janë bërë të padëgjueshëm për thirrjet e Boris Tadiçit që ti largojnë.

Nesër, BE vendos për statusin e kandidatit për Serbinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›