E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e energjise ne lagjet e Tiranes

Çfarë erdhi fundi i botës……?? Energjia po mungon thuajse në çdo lagje të Tiranës. Vërtet është data është 12.12. i vitit 2012, por kjo situatë e pazakontë nuk ndodh vetëm në këtë ditë, por po përsëritet.
“Komuna e Parisit” është një nga zonat në kryeqytet, në fakt bëhet fjalë për një zonë të lakmuar për të jetuar dhe ky çmimet e banesave nuk janë më pak të kripura, por kushti bazë po mungon këto ditë, energjia.
Bizneset dhe qytetarët , të detyruar të pranojnë këtë situatë, tregojnë se e njëjta situatë ndodh prej disa ditësh. Energjia shkëputet në orët e pasdites dhe mbahet ashtu e stakuar për pak orë. E jeta vazhdon vështirësisht, kësaj here me qirinj.
“ABC News” ka kontaktuar përfaqësues të CEZ Shpërndarje për këtë situatë, të cilët shprehen se arsyeja kryesore e kësaj mungese energjie është mbingarkesa e linjave, kryesisht në zonat e mbipopulluara. Sipas CEZ konsumi është rritur më tepër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fakt ne marrin  një shpjegim pa një zgjidhje.
E të mendosh që dimri sapo ka hyrë dhe ditë më të ftohta do të bëjnë. 
Ndërsa vete CEZ e ka te pasigurt nëse do te vazhdoje te ofroje ketë shërbim edhe pas vitit 2012, qytetaret per te qene te sigurt duhet te kenë 1 qiri ne shtëpi përpara se dritat te kenë ikur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›