E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA vriten dy persona ne nje qender tregtare ne Oregon

Në fillim qëlloi me armë ndaj dy personave, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas i drejtoi armën vetes së tij duke u vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Oregon. Të shtënat nisën pak pas mesnate në Clackamas, një fshat periferik në jug të Portlandit, në mes të sezonit të shitjeve për Krishtlindje.
Dëshmitarë thanë se personi i armatosur hapi zjarr disa herë, teksa gjendej në katin e dytë të qendrës tregtare, pranë tendave ushqimore të nje supermarketi
Një person është dëmtuar rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa forcat policore dhe ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e sulmit, ndërsa mësohet se autori kishte vënë një maskë të bardhe, ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›