E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e fondeve, Mozaiku i Muzeut rrezikon degradimin

Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar nga dita në ditë vazhdon të degradohet. Prej kohësh ka përfunduar faza e parë e punimeve, e cila konsistonte në ekzaminimin e dëmeve, por faza tjetër për restaurimin e tij duket se është akoma larg të filluarit të saj.
 

Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Arbër Kadia, deri më tani nuk është ndërhyrë, pasi nuk ka pasur buxhet të majftueshëm. Kadia premton se më t`u çelur fondet do të nisë edhe resaturimi i tij.

Mozaiku është ndërtuar në vitin 1981. Në 31 vite të ekzistencës së tij, nuk është vënë dorë asnjëherë për restaurim. Ai ka një sipërfaqe prej 440 metër katrorë ç`ka e bën atë një nga mozaikët më të mëdhenj në rajon.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›