E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, vritet me armë zjarri kryeplaku i fshatit Leshnicë

Një person është vrarë me armë zjarri vetëm pak minuta më parë në Pogradec. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qafë-Pllocë, ku shtetasit  Myderi Verdha, 45 vjec, teksa i kishin ngritur një pritë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur. Mësohet se viktima ishte kryeplak i fshatit Leshnicë, ndërsa bëhet e ditur nga policia se personi në fjalë ishte me precedent penal. Gjithashtu mësohet se vetëm dy vite më parë Verdhës i kishin vrarë shokun e tij të ngushtë. Ndonëse në dukje duket një larje hesapesh akoma nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me këtë akt, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›