E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e likuiditetit, bankat marketing agresiv per depozitat

Konkurrenca per te siguruar likuiditete i ka cuar bankat e nivelit te dyte ne nje marketing agresiv qe po prezanton cdo dite e me shume norma te larta interesi per depozitat. Tashme te gjithe qytetaret jane ne dijeni te spoteve televizive ku bankat prezantojne paketa me interesa te favorshme per depozitat qe shkojne nga 5 deri ne 15 per qind, per monedha te ndryshme. Ekspertet ne bankat e nivelit te dyte shpjegojne disa arsye qe i ka cuar bankat ne kete lloj marketingu. E para mesohet te jete mungesa e likuiditetit dhe bankat duke ofruar interesa te larta mendojne se, mund te thithin me shume kliente e per rrjedhoje me shume vlera monetare. Nje dhjetor nje pjese e konsiderueshme e depozitave dolen nga bankat per shkak te nje paniku qe paten klientet nga kriza nderkombetare, e cila mund te ndikonte negativisht edhe ne sistemin tone bankar. Per te qetesuar depozituesit eshte miratuar edhe nje ligj i ri qe garanton 25 mije euro kursime ne nje banke. Bankat ne vendin tone gjithnje e me po i shohin emigrantet si nje target me mjaft fitimin per aktivitetin e tyre. Ndaj dhe ne sezonet kur shqiptaret qe jetojne jashte kthehen ne Shqiperi, bankat nisin ofertat joshese. Ne muajt qershor, korrik, dhjetor dhe janar promocionet e bankave jane te perqendruara thellesisht tek emigrantet.. Ofertat joshese te bankave kane bere shume nga emigrantet t'i ruajne kursimet e tyre ne Shqiperi per shkak se, interesi i depozitave qe ofrohet eshte disa here me i larte se, i vendeve nga ato vijne. Ndersa te tjere emigrante jane nxitur qe kursimet e tyre ti investojne ne blerje shtepish ose pasurish te tjera te paluajtshme. Mirepo kete vere per shkak te krizes globale pritet qe emigrantet te sjellin me pak kursime. Por bankat kane nisur qysh tani promocionin e interesave te larta ne pritje te asaj shume qe do te sjellin emigrantet e cila sa do qe te jete eshte e domosdoshme per aktivitetin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›