ISHP: Uji i liqenit, i permiresuar, jo plazh
Qytetaret e Tiranes duhet te vijojne te kene kujdes me ujin e Liqenit Artificial e te mos lahen ne te. Drejtoria e Shendetit Publik, ne raportin e perfunduar per ndotjen ne kete vend, ben te ditur se ajo ka ardhur ne renie, njofton gjithsesi se uji vijon te jete i demshem per njerezit. DSHP ben me dije se analizat perfundimtare ne kete liqen jane pozitive. Perberesit ndotes ne uje, kane ardhur duke e humbur efektin e tyre, per pasoje niveli i lendes se ngurte dhe amoniakateve eshte ulur ndjeshem. Sipas Gjergj Ndojes, speciet nuk jane me te rrezikuara. Nderkohe analizat paraprake tregojne se ne liqenin artificial te Tiranes jane hedhur bojera plastike, te cilat rezultojne jo te demshme per faunen e liqenit. "Ne baze te ketyre analizave te cilat jane kryer ne kohe te ndryshme ne daten 14 dhe ne daten 18 maj, ka rezultuar se tregues e ndotjes jane ulur. Si ne rastin e pare dhe ne rastin e dyte mendojme se rezultati i analizave eshte brenda parametrave te kenaqshme" ka pohuar Liljana Hoxha, specialiste e Agjencise Rajonale te Mjedisit. Liqeni Artificial ne Tirane eshte ndotur dy jave me pare, ku persona ende te panjohur kane hedhur ne ujerat e tij sasira te konsiderueshme bojerash hidromat.