E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon ministri, nuk shqyrtohet Raporti për ndërmarrjet publike

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ishte paraparë të shqyrtohet Raporti për performancën e Ndërmarrjeve Publike për vitin 2011, mirëpo për shkak se mungoi Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, anëtarët e komisionit u dakorduan që takimi të shtyhet.

Ata u pajtuan që ministri Beqaj të ftohet sërish në njërën nga mbledhjet e radhës për shqyrtimin e këtij raporti, ndërkaq u vendos që edhe Zyra e Auditorit Gjeneral të sjellë në komision përmbledhjen e raporteve të rregullsisë, si dhe një analizë të tyre rreth raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›