Arrestohën katër kontrabandistë

Kotrabandimi me emigrant, falsifikimi i dokumenteve etj, kanë qenë nën llupen e policisë së Kovës për disa muaj rresht.
Katër persona kanë rënë në pranga të Policisë nga operacionin policor i koduar me emrin“Rrjeta”.
Bazuar në hetimet policore ky grup personash tashmë të arrestuar merreshin me veprimtari kriminale si grup i organizuar dhe strukturuar mirë duke bërë falsifikim të dokumenteve të udhëtimit me qëllim kontrabandimin e njerëzve në vendet evropiane.
“Kështu më 05 dhe 06.02.2013 hetuesit policorë pas një plani të menduar mirë dhe informatave të grumbulluara rreth këtij grupi kanë arrestuar katër të dyshuar me inicialet: S.M., D.S.,H.M. dhe A.K. Të arrestuarit i përkasin nacionalitetit shqiptarë nga Kosova”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, pas arrestimit të personave të dyshuar operacioni nuk ka mbaruar me kaq ku me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe kontrollimi i shtëpive të të dyshuarve dhe lokaleve përcjellëse me ç’ rast janë konfiskuar pajisje dhe dokumente në cilësi të prova materiale.
Ky grup në mënyrë të organizuar dyshohet se kanë kryer veprat penale kontrabandim të emigranteve, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit – krim i organizuar për persona të ndryshëm të cilët organizonin kontrabandimin e personave për në shtetet evropiane. Personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Indeksonline/