Mungon ngrohja në shkolla, sistemi ndizet në një pjesë, nxënësit mësim me xhupa

Është fillimi i muajit shkurt dhe në disa prej shkollave të kryeqytetit mungon ngrohja. Edhe pse furnizimi me lëndë djegëse në institucionet arsimore të pajisura me kaldaje është kryer nga Bashkia e Tiranës, sistemi qendrore i ngrohjes nuk është ndezur rregullisht. Nxënësit thonë se ngrohja bëhet me orare të reduktuara.
Por nuk mungojnë edhe ato shkolla ku kaldaja ndizet rregulisht çdo mëngjes. Drejtori i shkollës 9-vjeçare, Halit Coka në Bathore sqaron se furnizimi me lëndën djegëse, pelet është bërë nga Bashkia që në muajin nëntor dhe në ditët e ftohta, kaldaja është ndezur rregullisht.
Personi përgjegjës që merret me ndezjen e kaldajës është roja e institucionit shkollor i cila na tregon për sasinë e lëndës që digjet çdo ditë dhe për oraret e përdorimit të saj.
Një pjesë e institucioneve shkollore i ndezin kaldajat rregullit, të tjerët me orare të reduktuara dhe nuk mungojnë edhe ato shkolla që përdorin rezistenca apo kalorifere për ngrohjen e ambjentit ne klasë.
/rtsh/