Vaksina ndaj HPV po kërkohet nga prindërit, mjekët: Merret vetëm një dozë dhe ka mbrotje maksimale

Vaksinimi për herë të parë i vajzave në moshën 13 vjeç ndaj virusit HPV qe shkakton kancer në qafën e mitrës është pranuar shumë mirë nga prindërit. Në qendrat shëndetësore vihet re një terheqje e kësaj vaksine sipas planifikimit, madje mjekët thonë se kërkesa ka edhe nga prindërit e vajzave 14, 15, dhe 16 vjeçe.
Mjekët sqarojnë se vaksina 4 valente që aplikohet në programin kombëtar të vaksinimit në Shqipëri është mono-doze, ose një dozë e vetme dhe të mbron ndaj varianteve 6,11, 16 dhe 18 të këtyrë viruseve që janë edhe tipet më të shpeshta të shkaktimit të infeksioneve si kancer, lytha, etj. Për moshat më të mëdha mjekët sqarojnë pse duhen dy doza.
Çdo prind që i drejtohet klinikave private për këtë vaksinë duhet të informohet mbi llojin e vaksinës që marrin pasi sipas rekomandimeve të freskuara të OBSH, një dozë e vetme është e mjaftueshme për të krijuar mbrojen e duhur.
/rtsh/