E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prania e Fondit Monetar Nderkombetar ne ekonomine tone e nevojshme

Prania e Fondit Monetar Ndërkombëtar në ekonominë tonë është bërë e nevojshme, sipas drejtuesve të Bankës Botërore, por edhe ekspertëve tanë të ekonomisë. Sipas tyre, futja e qeverisë së re në një marrëveshje me FMN-në është zgjidhja e vetme për të vënë financat publike në rrugën e duhur.

Në të njëjtën kohë, prania e Fondit Monetar shihet si një mundësi për të tërhequr investime të huaja private, pasi shihet si një garanci për to.

Në kushtet kur të ardhurat kanë rënë dhe investimet publike paraqiten në vlera të të mëdha, shqetësimi i eksporteve të ekonomisë është borxhi publik. Pikërisht në administrrimin e këtij borxhi ata e shohin rolin kryesor të FMN-së në të ardhmen.

Vitet e fundit, me rritjen e të ardhurave për frymë, prania e FMN-së në vendin tonë nuk ishte më e detyrueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›