E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murdoch largohet nga “The Sun”, “Times” dhe “Sunday Times”

Magnati i medieve, Rupert Murdoch, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit në disa filiale të kompanisë së tij, “News Corporation” në SHBA dhe Britani.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Daisy Dunlop, konfirmoi shkrimin e gazetës britanike, Telegraph, se Murdoch ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të kompanive “NI grup”, “Times Newspapers Holdings” dhe “News Corporation Investments”.

“NI Group” boton gazetat e përditshme britanike “The Sun”, “Times” dhe “Sunday Times”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›