Murgjit me avion privat dhe aksesorë luksozë
Një video e murgjëve budistë në bordin e një avioni privat mes shumë aksesorëve të shtrenjta ka ndezur polemika në Tajlandë në lidhje me jetesën luksoze të tyre.
Vitet e fundit janë nxjerrë në pah kontradiktat mes imazhit tradicional të budizmit, thjeshtësisë dhe jetës krejt ndryshe që ata bëjnë, mes fuqisë dhe modernitetit.
Në video shihen tre murgj budistë nga provinca e Sisaket, të cilët bëhen gati për tu ulur me avionin e tyre privat , duke u qetësuar në kolltuqet e tyre luksoze, me syze në stilin Top Gun dhe duke dëgjuar muzikë nga iPod.