Rama në Tonight: Ja pse shqiptarët duhet të votojnë Rilindjen në 23 qershor
Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga 23 qershori, kreu i PS Edi Rama është rikthyer në studion e Tonight Ilva Tare, për një analizë të fushatës elektorale në përfundim të saj, por dhe për një mesazh për elektoratin se pse duhet të votojnë PS dhe numrin 29 të dielën. Intervista e plotë vijon si më poshtë:
5 ditë kanë mbetur për të shkuar majtas, jeni i bindur, po ju keni shkuar majtas?
Të shkosh majtas në këtë rast është të shkosh nga zemra.
Karafilat në xhaketet tuaja, gjetje apo jua dhurojnë?
Jo është një rit. Unë jetoj me ngjyrat, jam pjesë e tyre.
Pas gjithë turit, ka gjëra që kanë ndryshuar dhe keni reflektuar pas fushatës?
Ndryshe nga Saliu nuk kam pritur fushatën për të zbulluar Shqipërinë, e njoh Shqipërinë me siguri km për km. Kaq shumë kam udhëtuar sa që di me sy vendet ku ka dhe nuk ka valë celulari.
Ka pasur zhvillime dhe me teknologjinë?
I kam adoptuar njohuritë në bazë të zhvillimeve. Shqipëria është një peizazh shumë i dëmtuar, nga erozioni, shkatërrimi i pyjeve, gërryerja e lumenjëve. Është një vend që nuk ka asnjë rrugë me standarde, me përjashtim të një pjese të rrugës së Kombit. Është një vend ku ka realisht dëme, varfëri dhe plagë të jashtëzakonshme.
Po tuneli i Elbasanit?
Kjo është kantandia ku kemi arritur. Tuneli apo cdo vepër publike ndërtohet me paratë e popullit, nuk është vepër që të duket si shpikje. U ndërtua tuneli, po pastaj? Jemi në situatën e vendeve të botës së tretë ku qeveritë mburren me rrugët. Janë shpenzuar shumë para, kemi shumë pak rrugë dhe në ato pak rrugë nuk kemi standarde. Ky këndvështrim është i bazuar mbi fakte, mbi ato që kemi parë dhe mbi dy debate të fundit të Ministrit të Transporteve që se ka provuar dot që ka ndërtuar 10 000 km rrugë. Njerëzit kanë shumë tunele, ndërkohë që ndërtohet ai tunel për të marrë ca vota. Kanë tunelin e varfërisë, e listave, ku ka presion mbi administratën. Pyetja nuk është si u bë tuneli, po sa ka kushtuar, si janë shpenzuar këto para, pra rrugët kanë mbetur rrugëve. Qytetarët në 23 qershor janë shumë të qartë në përceptimin dhe marrjen e vendimeve të tyre. Në një vend ku media është institucioni i të vërtetës, një Kryeministër i tillë do ishte kryqëzuar, sdo kishte qëndruar as një muaj në pushtet. Qeveria nuk e provon dot që ka bërë 10 mijë km rrugë.
Nuk keni folur më për anullime koncensionesh?
Nuk keni dëgjuar ju, unë kam folur. Kemi folur për transparencë, do shikojmë të gjitha kontratat dhe si janë bërë ato, aty ku janë shkelur do të zhbëhen. Për ato që janë realizuar në kundërshtim me ligjin do ndjekim ligjin dhe do kërkojmë dëmshpërblim. Do angazhojmë me fuqinë e parlamentit një komision për të bërë të gjithë hetimin e këtyre koncensioneve.
Keni thënë se do zbatoni ligjin pas 23 qershorit për administratën që ka dalë në fushatë?
Jo me ata, por me të tjerët që i kanë urdhëruar të dalin në fushatë. Ka kuadër ligjor të plotë kushtetues , këto janë cështje që do i trajtojnë gjykatat, ne do ti trajtojmë nga pikëpamja etike. Kush ka abuzuar do ndëshkohet dhe sdo ketë më vend në administratë.
Berisha tha në Shkodër se nuk po flisni më për pensionistët por kërkoni të coni në pension Berishën që punon 300 min në ditë më shumë se ju?
Po nga e di ky, apo që rri pas vrimës së celësit tim, që merret me familjen time, të vdekur e të gjallë. E dyta e punës cfarë rëndësie ka sesa minuta rri në zyrë ai njeri? Të flasim për bilancin, Shqipëria sot lëngon në kushtet e një mbijetese, arka e shtetit është bosh, njerëzit ku shkojnë i shikojnë nga xhepat, Shqipëria nuk ka ujë, nuk ka shtet. Për cfarë flasim ne? Biznesi është me litarin në fyt. Sot shqiptarët blejnë më pak.Ekonomia familjare e njerëzve të zakonshmë është me rëndë sec ka qenë që prej periudhës së piramidave. Ne kemi bërë një plan. Gjëja e parë që do bëjmë është ulja e taksave për 95% të njerëzve, kriza po i faturohet njerëzve të zakonshëm.
Do i rrisni për kompanitë?
Jo. Do ulim taksat për gjithë ata që sot jetojnë me një rrogë nën 1,5 mln. Sipër kësaj ne do heqim taksën e