E Diel, 1 Nëntor 2026

Muri ne Namazgja te Elbasanit do te zbulohet i teri

Ministria e Kulturës dhe institucionet përkatëse vendosen të vazhdojnë gërmimet për zbulimin e murit qe u zbulua ne rrugen e Namazjase ne Elbasan. Ai mendohet se i përket një kështjelle paraosmane.

Ai u zbulua rastësisht gjatë projektit për rikonstruksionin e rrugës së Namazjasë.
Menjehere pasi fadroma hasi në këtë objekt, punimet u ndërprenë dhe u njoftuan bashkia e dikasteret përgjegjëse. Secialistët do të gjykojnë nëse ai do të ekspozohet si një objekt i trashëgimisë kulturore e historike, apo do të mbulohet dhe konservohet për një fazë të mëvonshme.
Prej disa ditësh zbulimi arkeologjik ishte bërë pengesë për vazhdimin e projektit për rrugën më të populluar të Elbasanit, rrugën e Namazjasë.
Nga hulumtimet paraprake mendohet se muri 1.6 m i trashë dhe torra që ndodhet aty pranë i përkasin një kalaje paraosmane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›