Kinoprova ne Tirane krijohet agjencia per aktore
Dikur prodhimi filmik i Kinostudios nuk e përjashtonte principin e kinoprovës, ku aktori vihej në provë për profilin e një personazhi. Kjo metodë pune rikthehet me krijimin e agjencisë së kastingut në Tiranë
Një histori për ekranin e madh a të vogël kërkon personazhe. Një agjenci kinoprove, e hapur në Tiranë prej dy muajsh e krijon këtë mundësi për të gjitha moshat, profesionistë apo amatorë, në punë apo të papunë, deri pensionistë a shtëpiake.
Rasti i Frrok Preçi është një provë. 67-vjeçari ka kryer dikur shkollën e lartë të arteve, por nuk ka pasur përvojë me ekranin.
Dhe fitoi një rol të plotë në filmin e shkurtër të një studenteje për raportin e munguar babë e bijë.
Ose dhe rasti i Kevin Ferrës 12 vjeç, i shfaqur dhe ai falë agjencisë në një film studentësh ku është zbavitur duke provuar para kamerës ngjarje gjysmë të vërteta.
Agjencia e Casting-ut është krijuar nga Jela dhe Bashkim Rodoni, ish studentë të Akademisë Marubi ku u është ofruar një mjedis pune. Këtu i interesuari vjen, plotëson një formular me të dhëna të përgjithshme dhe hyn në arkivën e Agjencisë.
“Kinoprova në Tiranë” ka gjetur mbështetjen e njerëzve të rinj që shikojnë kështu rrugën drejt plotësimit të një standardi profesional për produksionin filmik.
Regjisorët mund të gjejnë heroin e historisë së tyre apo galerinë e portreteve mbështesë në morinë e fotove apo video ku dhjetëra të panjohur prezantojnë veten.
Një foto që hyn te kjo arkivë mund të flejë aty përgjithmonë siç mund të ndodhë që një autor t’i lexojë fatin një personazhi për ta sjellë në ekran. Kjo dikujt mund t’i ndryshojë jetën, shumë të tjerë i lë në rrugën e vet.