E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH-e pagezohet me nje emer te ri CEZ Shperndarje



Operatori i Sistemit te Shperndarjes nderron emer dhe ne vazhdim do te quhet si CEZ Shperndarje. Drejtuesit ceke te kesaj kompanie u shprehen dje gjate nje konference ne te cilen ishte i ftuar edhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilit Meta se aktualisht po behet ristrukturimi i OSSH-se duke ndryshuar jo vetem emrin por edhe menyren e funksionimit te saj. Drejtori i Pergjithshem i kompanise Josef Hejsek theksoi se aktualisht kompania eshte akoma me humbje dhe rritja e cmimit eshte e nevojshme edhe per te rimekembur ate. Energjia eshte nje mall qe duhet paguar. Ata qe paguajne tani paguajne edhe per te tjeret dhe per kete arsye kompania eshte akoma me borxhe dhe jo me perfitime. Ne kete menyre ne duam te rrisim partneritetin me konsumatoret. Ne do te marrin masa qe ata qe nuk paguajne do te ndeshkohen dhe do te ndiqen penalisht- tha drejtori Hejsek. Ministri i Energjetikes Ilir Meta u shpreh se qeveria do te ndjeke procedurat e shqyrtimit te kerkeses per rritjen e cmimit me qellim qe te jete nje proces i drejte dhe ne te mire te konsumatoreve. Ministria do te kerkoje me kembengulje transparencen e plote te shoqerise ne marredhenie me konsumatorin vecanerisht persa perket sistemit te llogaritjes se cmimit menyres se faturimit penalizimit te abuzimeve dhe marredhenieve me operatoret e tjere ne treg. Gjithashtu ministria do te kerkoje dhe koordinoje punen qe disiplina ne pagesen e energjise elektrike te respektohet ne radhe te pare nga institucionet publike dhe buxhetore por ne te njejten menyre te respektohen dhe detyrimet qe Operatori i Shperndarjes ka ndaj shoqerive te tjera publike- deklaroi ministri Meta.

Emri
CEZ Group dhe qeveria shqiptare deklaruan riemertimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise ne Shqiperi ne CEZ Shperndarje. Duke lene pas nje filozofi te vjeter pune dhe menaxhimi si dhe duke perqafuar standardet dhe vlerat e CEZ Group riemertimi i kompanise sipas imazhit te korporates te CEZ erdhi si nje hap i natyrshem perpara. Ne po ndermarrim ndryshime thelbesore ne kompani. Shume shpejt te gjithe do te jemi ne gjendje te deshmojme dhe perjetojme qe CEZ Shperndarje kompania e re qe ne po ndertojme nuk ka shume gjera te perbashketa me ate qe ne gjetem kur erdhem per here te pare ne Shqiperi- deklaroi gjate konferences per shtyp Josef Hejsek Kryetar i Bordit te Drejtoreve te CEZ Shperndarje.

Investimet
Drejtori Hejsek i CEZ prezantoi disa nga zhvillimet e reja te kompanise si krijimin e qendres se re te faturimit faturen e re dhe metoda te reja te shperndarjes se saj kanalet e reja te pageses krijimin e qendrave te kujdesit ndaj klientit publikimin e numrave te rinj te gjelber pa pagese per klientet krijimin e faqes zyrtare te internetit etj. CEZ Shperndarje do te filloje fushaten ne media per ti shpjeguar klienteve te saj dhe publikut riemertimin e kompanise dhe standardet e reja te korporates. CEZ Group eshte nje nga investitoret me te medhenj ne Shqiperi. Ne vitin e pare te blerjes CEZ investoi ne Shqiperi 3.9 miliarde leke. Ne fund te vitit 2010 CEZ planifikon te realizoje nje plan investimesh prej 4.5 miliarde lekesh dhe 4.9 miliarde leke te tjera jane planifikuar te investohen gjate vitit qe vjen.

25 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›