E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo Do respektoj kontraten me Realin


Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri portugez u takua me presidentin e klubit spanjoll dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Hoze Ánhel Sançez, duke deklaruar besnikërinë e tij.

Kohët e fundit Murinjo u përfol shumë për një largim nga Madridi dhe klubet që kërkonin shërbimin e tij ishin disa. Fillimisht u fol për një transferim të portugezit në drejtim të Paris Sën Zhermen, ndërkohë që edhe Anzhi bëri tentativën e tij. Më pas Murinjo u fol edhe për një rikthim në Premier Ligë për të zëvendësuar Sir Aleks Ferguson tek Mancester Junajtid.

Por takimi i fundit i tij me drejtuesit e Realit të Madridit tregoi edhe njëherë se 48 vjecari do të zbatojë kontratën me klubin merenges deri në fund. Ndërkohë, Murinjo diskutoi me Perez dhe Sançez edhe për merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm.

Mësohet se luzitani do t’i kërkojë presidentit të Realit të Madridit vetëm 2 blerje. Me kalimin e Serxho Ramos në qendër të mbrojtjes, Murinjos tashmë i duhet një mbrojtës i djathtë. Blerjen e dytë, Murinjo do ta kërkojë ta bëjë në qendër të mesfushës. Lasana Diarra’ është shumë pranë largimit dhe tani kërkohet një futbollist për ta bashkuar me Çavi Alonson. Kedira deri tani nuk e ka bindur Murinjon, ndërkohë që Shahin ende nuk ka mundur të tregojë aftësitë e tij.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Marseja kërkon Militon
Olimpiku i Marsejës kërkon të blejë Diego Militon. Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze ‘Le Parisièn’, e cila citon një deklaratë të një prej agjentëve të Militos, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të tij nga Interi. Neymar lavdëron Barcelonën
Neymar ka theksuar edhe një herë tjetër se Barcelona është “ekipi më i mirë në botë” dhe se lojtarët e saj janë “jashtëtokësorë”. Turqi, shkarkohet trajneri Guus Hiddink
Federata Turke e Futbollit lajmëroi të mërkurën prishjen e kontratës me trajnerin e kombëtares së Turqisë, hollandezin Guus Hiddink, pasi nuk arriti të kualifikohej për në Euro 2012. Balotelli: Nuk kthehem në Itali… për momentin
“Falenderoj Moratti-n për fjalët e mira.” Euro 2012, përcaktohen vazot
Pas përfundimit të ndeshjeve të play-off-it, Euro 2012 njeh tashmë 16 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë kampionat europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Lajmet kryesore

Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›