E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Serbia te pranoje realitetin


Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë sa më shpejt realitetin e ri në Kosovë.

“Serbia duhet të pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, multietnike dhe me kufijtë aktuale”, ka deklaruar Gordon, i cili ka kërkuar heqjen e barrikadave në veri.

Zyrtari amerikan ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës, duke theksuar se cdo retorikë që bën thirrje për ndarje është e dëmshme dhe në kundërshtim me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për një Ballkan të qetë e të qendrueshëm.

Gordon ka vlerësuar gjithashtu se nuk mund Cdo retorikë që bën thirrje për ndarje është e dëmshme dhe në kundërshtim me përpjekjet tona për një Ballkan të qetë e të qendrueshëm

Philip Gordon
Ndihmës sekretar i Shtetit, SHBA të flitet për një Evropë të lirë, demokratike e paqësore, pa zgjidhur më parë cështjet e mbetura pezull në Ballkanin perëndimor.

“Qëllimi i qartë i politikës sonë është integrimi i këtyre vendeve në institucionet euro-atlantike”, ka nënvizuar Gordon gjatë një raportimi në Dhomën e Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan.

Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi të nisura në muajin mars, ndihmës sekretari i Shtetit ka deklaruar se, “ato qartazi nuk kanë të bëjnë me rihapjen e cështjes së statusit të Kosovës, i cili tashmë është zgjidhur”.

Zoti Gordon ka shprehur gjithashtu shpresën se qeveria e Serbisë do të bashkëpunojë plotësisht me KFOR-in dhe EULEX-in dhe do të heqë menjëherë bllokadat në rrugët e veriut.

“Nuk ka asnjë mënyrë që kufijtë në këtë rajon të modelohen në bazë të vijave të pastra etnike”, ka nënvizuar Gordon.

Më tej ai u ka sugjeruar autoriteteve të Prishtinës që të vazhdojnë betejën e vështirë për ndërtimin e një shteti solid dhe me institucione të konsoliduara.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Serbët e veriut kundër marrëveshjeve
I ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb i Veriut të Kosovës ka kundërshtuar marrëveshjet e arritura në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradi. Kriza e Eurozonës në Ballkan
Shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë potencial të ndikohen nga kriza e eurozonës. Por, për Kosovën, sipas zyrtarëve të Bankës Botërore është pak më ndryshe, për shkak të borxhit të jashtëm dhe atij publik.
“Kleçka”, dëshmia e Kryeminstrit Thaçi
Janë bërë publike pjesë nga dëshmitë e zyrtarëve të Kosovës që kanë dëshmuar për prokurorinë e Euleksit në ceshtjen “Kleçka”.
Çështja e presidentit, Thaçi takon Mustafën
Dilemat për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovë bëjnë bashkë dy rivalët kryesor politik,  Hashim Thacin e Isa Mustafën. Kurti: Serbia frymëzohet nga përçarjet e Brukselit
Drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, sulmoi strukturat paralele të Serbisë në veri, por fajësoi mungesën e unitetit brenda Bashkimt Europian për funksionimin e tyre.

Lajmet kryesore

Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›