Murinjo Keta ruset gay

Zhoze Murinjo vazhdon të prodhojë polemika, por edhe të skandalizojë opinionin në mbarë Europën. Vetëm pak orë përpara sfidës që Reali i Madridit luajti në stadiumin “Luzhniki” të Moskës me CSKA-në, tekniku portugez lëshoi një koment që do të prodhojë shumë debate dhe mbi të gjitha mund ti kushtojë “specialit” një ndëshkim nga UEFA. Duke ecur në terrenin e lojës, drejtuesi i stolit “merengue” u filmua nga telekamerat e televizionit spanjoll “Kuatro” duke thënë: “Po këta rusët gay, nuk thonë as se me çfarë topi do të luajmë”. Natyrisht që deklarata mund të interpretohet edhe si shqetësim i Murinjos për gjendjen e fushës, me ndeshjen që u luajt në temperaturë 6 gradë nën zero, megjithatë ai konfirmoi famën si homofob. Vetëm pak javë më parë, trajneri lëshoi fraza diskriminuese kundër gjyqtarit Fernando Teikseira Vitienes, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit në “klasiken” me Barcelonën, ku e priti bilbilin në garazhin e “Kamp Nou”. Pas batutës së thënë në Moskë, Murinjo mori topin dhe nisi një seri të gjatë xhonglimesh dhe ekzekutimesh nga pika e 11-metrave, duke treguar një teknikë mbresëlënëse.