E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 prezantohet Mercedes

Mikael Shumaker pretendon të jetë një konkurrent i fort në Botërorin 2012 të Formula 1, pasi skuadra Mercedes prezantoi makinën e re. Njëvendëshja, që u prezantua në cirkuitin e Montmelos në Barcelonë, quhet “W03” dhe shtatë herë kampioni i botës nisi menjëherë provat në pistë, ndërsa në ditët e ardhshme, testime do të zhvillojë edhe nga piloti tjetër Niko Rosberg. 
Norbert Haug e cilësoi makinën “si një fillim të ri, por pa surpriza të mëdha teknike”. Nga ana e tij, Shumaker shpjegoi se “mori ndjesi të mira nga makina dhe ka potencial që ajo të jetë edhe më konkurruese”. Piloti gjerman nuk ngjitet në podium prej vitit 2006 dhe pavarësisht moshës 43-vjeçare ai synon të jetë rival për titullin. 
Pas zhgënjimit në sezonin 2011, skuadra Mercedes synon të ringrihet për të sfiduar Red Bull-in, MekLarenin dhe Ferrarin, duke shfrytëzuar eksperiencën e këtyre viteve. 
Pas dy kampionateve të mbyllura në vendin e katërt, “shigjetat e argjendta” kthehen më të etur se kurrë, ndërsa Ros Braun shpjegoi se afrimi i teknikëve të rinj prej sezonit të kaluar e ka përforëcuar skuadrëm, që tashmë ka detyrën të regjistrojë rezultatet e pritura. 
Mercedesi e ka përshtatur “W03”-shin me rregulloren e re, ku mes ndryshimeve janë 200 pjesë më tepër se makina e mëparshme dhe pesha më e vogël.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›