Murinjo: Përgjithmonë me Barçën në zemër
SPANJE- Katërmbëdhjetë vjet më parë, trajneri i sotëm i Real Madrid ishte përkthyes i Booby Robson tek Barcelona.
Gjatë festimeve të fitores së Kupës së Mbretit, Murinjo përshëndeti publikun me këto fjalë Sot, nesër dhe përgjithmonë me Barçën në zemër.
Videoja, ku Murinjo thotë këto fjalë është duke bërë xhiron në Katalunja, e shoqëruar me komentet si Murinjo mercenari dhe Murinjo, sot, nesër dhe përgjithmonë tradhëtar.
Sot sondazhet tregojnë se Murinjo është armiku numër 1 i Barcelonës, kjo edhe për shkak të taktikave të tij antifutboll, raportojnë mediat spanjolle.