E Martë, 3 Nëntor 2026

Murrizi paralajmëroi arrestime në PD, Berisha: Ska asnjë të inkriminuar. Të flasë me fakte!

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime brenda listës së PD-së”, gjë që mund të sjellë ndryshime në deputetët demokratë.

Përgjigjja e kreut demokrat ishte kjo: “Nuk ka asnjë të inkriminuar nga kandidatët e PD-së. Zoti Murrizi duhet të flasë me fakte dhe jo me dëshira apo hamendje. Cilido që flet, duhet të flasë me fakte”.

Berisha akuzoi edhe Olsi Ramën se ka përdorur makinën e drejtuesve të klanit të Xibrakës.

“Olsi me ta dhe ky mendon se mund ta fshehë”, theksoi kreu i PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›