E Diel, 1 Nëntor 2026

Murtaja Portokalli në Strasburg: Trumpi lakuriq dhe i mbuluar me ar ndez debat në Parlamentin Europian

Një skulpturë që paraqet presidentin amerikan Donald Trump të zhveshur është vendosur në ambientet e Parlamentit Europian në Strasburg. Vepra, e veshur me fletë ari 23 karatësh, ka tërhequr vëmendje për karakterin provokues dhe mesazhin e saj politik.

Me lartësi 2.6 metra, statuja mban titullin “Murtaja Portokalli” dhe njihet edhe si “Mbreti i Padrejtësisë”. Ajo paraqet Trumpin lakuriq, të ulur mbi shpatullat e një burri të vogël dhe të rraskapitur, i cili duket sikur po shembet nën peshën e tij.

Figura e presidentit mban një shkop golfi në njërën dorë dhe Peshoren e Drejtësisë në tjetrën. Barku dhe kofshët e tij i mbulojnë kokën personazhit që e mban mbi shpinë.

Në pjesën e poshtme të veprës është vendosur një tekst që shpjegon simbolikën e saj: “Jam ulur mbi shpinën e një burri. Ai po fundoset nën peshën time. Do të bëja gjithçka për ta ndihmuar. Përveçse të zbres nga shpina e tij.”

Autori i skulpturës është artisti danez Jens Galsjøt, i njohur për krijimet e tij me përmbajtje politike dhe protestuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›