E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Një i ri është shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga lumi Devoll në Gramsh, pasi mbeti i bllokuar në mes të rrjedhës teksa tentonte të kalonte nga fshati Menkollar drejt Kodovjatit.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur nxjerrjen e tij shëndoshë e mirë nga lumi.

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmjen e djeshme, rreth mesnatës, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka ndërmarrë një operacion të shpejtë shpëtimi për nxjerrjen nga rreziku të një të riu me inicialet E.Ç., i cili mbeti i bllokuar në mesin e lumit Devoll.

​I riu po tentonte të kalonte lumin nga fshati Menkollar (Njësia Administrative Skënderbegas) në drejtim të fshatit Kodovjat (Njësia Administrative Kodovjat), kur u pamundësua nga rrjedha dhe u bllokua në mes të ujit.

​Falë ndërhyrjes profesionale dhe reagimit të menjëhershëm të efektivëve të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur nxjerrja e tij shëndosh e mirë nga lumi”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›