E Diel, 1 Nëntor 2026

Musine Kokalari ne nje requiem qe perseritet heroina

Musine Kokalari ndërroi jetë më 13 gusht 1983 në dhomën e saj të internimit në Rrëshen. Për të sotmit në Tiranë vdekja e saj është shenja më e fortë e portretit të saj. Këndvështrim sipas një tradite që shoqëria jonë e ruan me nerv dhe e stolis me dekorata, si ato që i kanë dhënë dhe Musinesë, “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”.

Në sallë mungon një studiues i letërsisë apo i fushave ku ajo ka kontribuar në vitet 20-40, me rrëfenjat dhe gojëdhënat e vëllimit “Siç më thotë nënua plakë”, me shënimet dhe recencat mbi etnografinë e traditën popullore “Rreth vatrës”, me poezitë “Sa u tunt jeta”.

Flasin për femrën e emancipuar dhe nuk përmend kush gjurmët për emancipim në shkrimet e saj mbi portretin e deformuar femëror në pasqyrën e burrit, apo me kontibutin për arsimimin e një brezi vajzash në Institutin “Nana e Skanderbegut”.

Ata që përfaqësojnë studiuesit, nga të përndjekurit politikë, po edhe nga një fondacion që mban emrin e saj, e kanë më lehtë të tregojnë heroinën përballë xhelatëve, pa cituar gjë nga shënimet dhe opinioni politik i Kokalarit, duke qenë se ishte nga themelueset e Partisë Socialdemokrate.

Familjarët kanë qenë kundër daljes së figurës së Musine Kokalarit (10- shkurt 1917- 14 gusht 1983) në ankand. Bibika është njëra nga dy gratë që Musineja i përmend në letërkëmbime.

Ky është porteti i fundit ku paraqitet Musine Kokalari. A thua nuk do të ekzistonte pa u vënë përballë diktatorit ky portret? Aktiviteti i gruas u ngrit dhe u mbyll pa filluar mirë diktatura dhe pikërisht për këtë u dënua.

Në Arkivin Qendror të Shtetit ruhen në fondin “Musine Kokalari” 6806 faqe në disa gjuhë, të viteve 1921-1983, që nuk janë bërë ndonjëherë publike. Punimi i saj i diplomës në La sapienza mbi Naim Frashërin, letërkëmbimet me figura të kohës, dhe komentet e saj për mendimin intelektual të Ernest Koliqit, Eqrem Çabejt, Branko Merxhanit, Lasgush Poradecit etj.
Ishte amaneti i saj që në arkiv këto të rrinin pranë dorëshkrimeve të Sotir Koleas që ka qenë frymëzuesi dhe mësuesi i saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›