E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori i Atletikes Frejzer-Prajs fiton garen e 100 m per femra

Ka Usain Bolt, por edhe Sheli-Ann Frejzër-Prajs.
Atletia xhamajkane konfirmon veten si femra më e shpejtë në botë, duke fituar medaljen e artë në garën e 100 metrave në Botërorin e Atletikës.
Dy herë kampionia olimpike regjistroi kohën 10''71, duke kiu larguar vetëm 1 të qindat rekordit personal në këtë garë. Në vendin e dytë u rendit Muriel Ahure nga Bregu I Fildishtë dhe e treta amerikania Karmelita Xheter.
Në garën e 110 metrave me pengesa për meshkuj, triumfi ishte I gjiti David Oliver. Medalje e artë për atletin amerikan, që pas paraqitjes së dobët në gjysmëfinale shpërthen në garën finale, duke ndalur kronometrin në 13 sekonda.
Një garë dramatike ishte ajo e 400 metrave për femra. Favoritja kryesore Amantle Montsho u surprizua vetëm në vijën e finishit nga britanikja Kristin Ohuruogu.
Montsho ishte e para, por uli ritmin në metrat e fundit, duke I lejuar rivales së saj të fitojë medaljen e artë në një garë të vendosur vetëm në fotofinish.
Surprizë ka dhuruar finalja e kërcimit me shkop për meshkuj.
Gjermani Rafael Holzdepe fitoi medaljen e artë, duke mundur pretendentin kryesor në këtë disiplinë, francezin Lavilnje.
Atleti gjerman kërceu 5.96 duke triumfuar në një prej garave më interesante të Botërorit të Atletikës që po zhvillohet në Moskë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›