E Hënë, 2 Nëntor 2026

Musk në kongresin e AfD: “Shpresa më e mirë për Gjermaninë”

“Jam shumë entuziast për AfD-në, ju jeni vërtet shpresa më e mirë për Gjermaninë”. Kështu deklaroi Elon Musk teksa iu drejtua kandidates për kancelare gjermane të partisë së ekstremit të djathtë AfD, Alice Weidel.

Duke folur me video në kongresin e partisë, Musk tha: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë krenarë që janë gjermanë. Është në rregull të jesh krenar që je gjerman. Është bukur të jesh krenar për kulturën gjermane dhe vlerat gjermane dhe të mos i humbësh ato në një lloj multikulturalizmi që verbon gjithçka.”

“Mendoj se duam të kemi kultura unike në botë. Ne duam të kemi njerëz që… nuk duan që gjithçka të jetë e njëjtë kudo, që gjithçka të jetë vetëm një supë e madhe. Ne duam të kemi diçka ku… ju shkoni në vende të ndryshme dhe gjithçka është unike, e veçantë dhe e mirë. Qeveria gjermane duhet të mbrojë qytetarët e saj. Populli gjerman është një komb i lashtë që daton mijëra vjet më parë,” shtoi njeriu më i pasur në botë, i cituar nga Bild.

Ngjarja nisi fushatën zgjedhore të AfD me kandidatin Weidel në Halle (Saksonia-Anhalt) i mirëpritur nga 4500 njerëz në një sallë e madhe ndërsa disa qindra demonstrues protestuan jashtë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›