E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Kosovës i duhet siguria ekonomike

Kryetar i Prishtinës, Mustafa është takuar me drejtorin politikë në Ministrisë e Jashtme të Britanisë së Madhe dhe të Komonuelth, Simon Gass. 

Në këtë takim u diskutuar për situatën ekonomike dhe politike në vend. Kryetari Mustafa e informoj Gass, për situatën ekonomike dhe politike, në theks të veçantë për planet zhvillimore të Komunës së Prishtinës.

Kryetari Mustafa tha se qytetarëve të Kosovës, duhet tu ofrojmë siguri ekonomike. “Investimet e jashtme janë shumë të rëndësishme për Kosovën, sepse do të këtë reflektonin në përmirësimin e gjendjes sociale dhe rritjen e të punësuarve”, ka thenw Mustafa.

Sa i përket zhvillimeve politike, kryetari Mustafa tha se është jetike fillimi i zbatimit të marrëveshjes se mes të dy shteteve, në mënyrë që të hiqet nga rendi i ditës, dhe t’i hapet rruge trajtimit të çështjeve ekonomike.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinës, Ian Cliff. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›