E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Po e përjetoj rënd çdo përkujtim të veprimtarëve të LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, bënë sot homazhe pranë përmendores së veprimtarit Enver Maloku në 14 vjetorin e vrasjes së tij. Mustafa tha se Kosova ka humbur një intelektual të madh dhe një njeri të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton rtk.

Në 14 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, e përkujtuan sot shumë miq, familjarë e bashkëpunëtorë të tij. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa bëri homazhe pranë përmendores së Malokut me ç’rast tha se po e përjeton rëndë çdo përkujtim të veprimtarëve të LDK-së derisa kërkoi që të zbardhen të gjitha vrasjet e të nderohen kontribuesit e vendit.

“U vra pa asnjë arsye dhe me vrasjen e tij, ne jemi të bindur se Kosova humbi një intelektual të madh, e humbi një njeri të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe humbi njërin prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Rugova. Ajo çfarë dëshirojmë ne sot është që të zbardhen të gjitha vrasjet, që të nderohen njerëzit që punuan për Kosovën dhe ne do të vazhdojmë t’i nderojmë ata”, tha Mustafa.

Veprimtari Enver Maloku, u lind në vitin 1954 në fshatin Bradash të Podujevës. U diplomua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, punoi si gazetar e redaktor për shumë vite. Udhëhoqi Qendrën për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999 në Prishtinë para banesës së tij në Kodër të Diellit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›