Mustafa propozon Sejdiun Kryetar Nderi te LDK-se

Ai kritikoi qeverisjen e viteve te fundit dhe shpalosi planin e tij per zhvillimin e Kosoves duke e paraqitur me 3 pika zhvillimin ekonomik mireqenie dhe mireqeverisje per ta shnderruar vendin sipas tij ne shtet te zhvilluar e demokratik.
U bej thirrje te gjithe atyre qe kane abstenuar per nje kohe te rikthehen ne familjen e vjeter te tyre. Qeverisja viteve te fundit pesoi degradim. Te gjitha raportet nderkombetare theksuan se shteti kontrollohet nga grupet e interesit. Kosova vuan per mungese te lirise se shprehjes kur ne kemi me se shumti nevoje. E kemi kritikuar qeverisjen e kaluar jo per motive personale por sepse kam besuar qe nuk eshte kjo qeverisja qe i duhet vendit. Kjo nuk nenkupton se duhet te amnistojme veten nga gabimet por ti pranojme dhe te ecim perpara. Plani i LDK-se eshte i thjeshte eshte i zhvillimit ekonomik mireqenies e mireqeverisjes vizioni per nje Kosove te re europiane dhe shtet te zhvilluar e demokratik tha i sapozgjedhuri kryetar Isa Mustafa.
Zoti Mustafa propozoi gjithashtu qe kryetari i deritanishem i LDK-se Fatmir Sejdiu te shpallet Kryetar Nderi.