E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-se

Kreu i Komunes se Prishtines Isa Mustafa ka fituar perballjen me Fatmir Sejdiu ne garen per kreun e Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Procesi i numerimit te votave ka perfunduar rreth ores 1500 duke shpallur fitues zotin Mustafa me 234 vota kundrejt 125 te ish-presidentit te Kosoves tashme dhe ish-kryetar i LDK-se Fatmir Sejdiu.

Ne votim moren pjese 365 delgate te cilet ishin ftuar ne Kuvendin Zgjedhor te 7 te LDK-se. Tashme mbetet per tu pare nese ky votim do ti jape fund krizes se brendshme te LDK-se e cila prej disa muajsh vuan nga percarjet dhe fraksionet brenda saj.

Gjithashtu pritet te mesohet edhe qendrimi i levizjes brenda LDK-se Lista Ibrahim Rugova e udhehequr nga djali i te ndjerit Ibrahim Rugova Uka dhe Bujar Bukoshi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›