E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa uron kryeqytetasit për Ditën e Çlirimit

Më rastin e 11 qershorit - Ditës së Çlirimit, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka uruar kryeqytetasit dhe ka shprehur mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë qytetarët që kanë kontribuar për lirinë e vendit.

Përmes një mesazhi, Mustafa ka thënë se Dita e Prishtinës, është një ditë e madhe në historinë e re të kryeqytetit, sepse me të u kurorëzua liria e qytetit, që ishte ëndërr dhe përpjekje e shumë gjeneratave.

“Në këtë ditë, ne i shprehim mirënjohje luftëtarëve të UÇK së dhe të gjithë kryeqytetasve për përpjekjet e bëra për lirinë dhe pavarësinë e tonë”, ka thënë ai.

I pari i komunës së Prishtinës ka shprehur mirënjohje edhe për shtetet mike, të cilët kanë mbështetur dhe vazhdojnë të përkrahin në synimin për të ndërtuar një demokraci të mirëfilltë në Kosovë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›