E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Opozita të hyjë në Parlament

Opozita të hyjë në Parlament që të mos pengohen proceset integruese të Shqipërisë. Ky ka qenë apeli që ka bërë drejtori Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj në një takim me kryeministrin Sali Berisha. "Është e nevojshme që opozita të hyjë në parlament në mënyrë që të mos pengoheshin proceset integruese të Shqipërisë", u shpreh ai.
Mustafaj vlerësoi standardet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare në vendin tonë.
Berisha shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e madhe që Këshilli Shqiptaro-Amerikan i ka dhënë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, duke siguruar një prani të vazhdueshme të faktorit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›