E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takim me prefektët: Masa për dimrin

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka kërkuar nga vendorët që të marrin masa për parandalimin dhe përballimin e emergjencave që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit.
"Në javët në vijim secili prej prefektëve, veçanërisht ata të qarqeve më në rrezik, duhet të inventarizojnë dhe njohin situatën për çdo aspekt. Të sigurohet gatishmëria e strukturave lokale për të përballuar hapjen e arterieve kryesore rrugore të qarkut", ishin disa prej porosive që Basha u ka drejtuar prefektëve të qarqeve.
Minsitri Basha ka kërkuar që çdo zonë dhe veçanërisht zonat e thella të kenë stoqe të mjaftueshme medikamentesh bazë për popullsinë. Të sensibilizohen drejtuesit lokalë dhe nëpërmjet tyre popullsia për përgatitjet e duhura.
Ky takim u organizua në kuadër të detyrave që rrjedhin nga programi i qeverisë dhe ai i Ministrisë së Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›