E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu, sherr në lokal, i sulmuan bashkëshorten

Adrian Mutu nuk po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës.

Pas pezullimit për shkak se rezultoi pozitiv me doping, sulmuesi rumun i Fiorentinës përbën lajm edhe për sjelljet jashtë fushave të futbollit.

Pak ditë më parë, ai bashkë me bashkëshorten Consuelo dhe disa miq, shkoi në “Cavalli Club” në Firenze por afrimi i tepërt i disa të panjohurve me të shoqen gjatë momentit që shkoi të merrte makinën, ka shkaktuar zemërimin e lojtarit ballkanas.

Ai i ka sulmuar bashkë me shokët e tij, por të panjohurit janë larguar me shpejtësi, duke i shpëtuar edhe policisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›