E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu tre javë jashtë fushave për Fiorentinën

Firence - Fiorentina nuk do të ketë në dispozicion për tre javë sulmuesin e saj kryesor, Adrian Mutunë. Klubi vjollcë komunikoi sot për mediat se futbollisti ka pësuar një frakturë që do t’i duhet kohë për ta rikuperuar.

Sipas njoftimit të tyre rumuni nuk do të jetë i gatshëm për tre javë. Fiorentina ka një përballje të vështirë me skuadrën e Mialnit këtë fundjavë në “San Siro”. Skuadra e drejtuar nga Çezare Prandeli do të ketë në dispozicion në këtë përballje portierin Frei, i cili kaloi një dëmtin në ndeshjen e fundit të Fiorentinës me Leçen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›