E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Plani i rimëkëmbjes parashikon 4 milion vende pune

Uashington - Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane duket se mbart me vete edhe rrisqet e dështimit të tij. Sipas presidentit amerikan që pritet të marrë detyrën më 21 Janar, Barak Obama, plani i tij i rimëkëmbjes dhe riinvestimit do të krijojë afro 500 000 vende pune, duke investuar në energjinë e pastër, duke u angazhuar për dyfishimin e prodhimit të energjisë alternative në tre vitet e ardhshme dhe duke përmirësuar efikasitetin e energjisë për 2 milionë shtëpi amerikane. Obama u shpreh se midis 3 dhe 4 milionë vende pune mund të shpëtohen ose të krijohen deri në vitin 2010, afro 90 për qind e tyre në sektorin privat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›