E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzaka: Shans për ne të rinjtë

Anësori Gjergji Muzaka, blerja më e rëndësishme e Dinamos në merkaton verore, mund të jetë një nga kartat fituese të trajnerit Josip Kuzhe në ndeshjen kundër Uzbekistanit, takimi i shtatë miqësor i kroatit në stolin e Shqipërisë. Ish-mesfushori i Tiranës, është një nga katër futbollistët e bluve dhe gjashtë lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar.

“Jemi lojtarë të rinj dhe aktivizimet i kemi të pakta në ekipin Kombëtar. Ndeshjet me skuadrat e një niveli pak më të ulët na shërbejnë edhe neve për të parë dhe gjendjen e lojtarëve më të rinj”, - tha ish-lojtari i Partizanit, i cili numëron vetëm 4 ndeshje me Kombëtaren.

Shqipëria, duke luajtur edhe përpara publikut të saj, është dukshëm favorit ndaj Uzbekistanit, që në renditjen botërore ndodhet 16 vende pas Kombëtares sonë, e 71-ta. Në ndeshjen e fundit miqësore të tij, Uzbekistani humbi 3-1 me Armeninë, më 25 maj 2010.

"Janë shumë të rëndësishme këto ndeshje para eliminatoreve, për vetë faktin se është dhe periudha e pushimit të kampionatit, kështu që çdo lojtar, sado aktivizohet me klubet dhe ndeshje miqësore, i mungon ai ritmi i kampionatit dhe ndeshjet, kështu që mundohemi të përfitojmë sadopak në ndeshjen e radhës", - u shpreh Gjergji Muzaka, autor i një goli kundër Milani në barazimin 3-3 të Shqipërisë kundër kuqezinjve italianë për trofeun “Taçi Oil Cup”. Goli i dytë i Muzakës kundër Milanit, përfshirë edhe atë në fitoren 2-1 të Tiranës tetorin e vitit 2008.

Muzaka është në një formë të mirë sportive, çka e tregoi edhe në ndeshjet e Dinamos në Ligën e Kampioneve, duke dhënë edhe asistin e golit të shënuar nga Emiljano Vila në fitoren 1-0 të bluve kundër Sherif Tiraspolit në “Qemal Stafa”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 09 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›