E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muze i lëvizshëm i artefakteve të Forcave të Armatosura në Pezë

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Muzeu i artefakteve të Forcave të Armatosura shpalosi sot në Pezë një koleksion të pasur të armëve të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët dhe njësitë e ndryshme të forcave që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se aktiviteti u zhvillua në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, si një eveniment i përvitshëm me një muze të lëvizshëm që tërhoqi vëmendjen e qindra të apasionuarve e turistëve. “Mbi 35 pushkë automatike, topa të artilerisë së lehtë të përdorur në disa fronte nga njësitë partizane, 10 mitralozë të markave të ndryshme dhe shumë armë të tjera e transformuan muzeun e Forcave të Armatosura në një nga destinacionet më të preferuara të aktivitetit ‘Peza n’Fest'”, tha Vengu. Sipas ministrit, dëshmi të rralla të historisë së Shqipërisë i dhanë një tjetër dimension këtij evenimenti, duke iu referuar “Pezan’fest”, ku synimi kryesor ishte njohja e brezave dhe të huajve me ngjarjet që kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. 1 nga 12

/m.m/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›