E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Filmi “Barbie” ndalohet në Vietnam, Hanoi: Tregon pretendimet territoriale të Kinës

Vietnami ka ndaluar shfaqjen në territorin e tij të filmit e Warner Bross, “Barbie”, protagonistë kryesorë të të cilit janë aktorja Margot Robbie dhe Ryan Gossling, për shkak të një skene të tij ku shfaqet një hartë që përfaqëson pretendimet territoriale të Kinës në detin e Kinës Jugore.

Vietnami është mes një numri vendesh që kundërshtojnë pretendimet e Kinës në atë det. 

Filmi për kukullën më të famshme në planet, pritet të dalë në kinema duke filluar nga data 21 korrik.  Në të luan edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Kjo nuk është hera e parë që Vietnami ndalon shfaqjen e filmave të huaj. Për të njëjtën arsye, Hanoi ndaloi edhe filmin e animuar “Abominable” në 2019 si dhe “Uncharted” vitin e kaluar.

/rtsh.al/

Gazetare: Elda Pepa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›