E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka botuar numrin e tretë të revistës periodike shkencore “Mbi Artin Mesjetar”, një botim që synon të promovojë kërkimin dhe analizën shkencore në fushën e artit mesjetar shqiptar dhe bizantin.

Drejtoresha e muzeut, Fjoralba Prifti, theksoi se revista u ofron studiuesve të artit e ikonografisë një hapësirë të dedikuar për publikimin e punimeve të tyre, ndërsa një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe aktiviteteve që muzeu zhvillon gjatë vitit.

“Botuam revistën shkencorë numrin 3 mbi Artin Mesjetar, e cila ka përcjellë jo vetëm studime të ndryshme nga pedagog dhe akademik të ndryshëm jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vendet fqinje” u shpreh Prifti.

Duke qenë se Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar këtë vit shënoi 45-vjetorin e krijimit, numri i ardhshëm i revistës do i dedikohet këtij përvjetori të rëndësishëm, me synimin që botimi të vazhdojë të jetë një platformë e qëndrueshme shkencore dhe kulturore në vitet në vijim.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›